HOME

REDAKSIA

Alma Bektashi: Kurrė mė nė festival!

Zvenitja e “Netėve Magjike”

Linda Poda…ēapkėnia e parė e dancit-sportiv nė Shqipėri

Shkodrani qė synon tė bėhet fotomodel

Vrasja e Prindit: Shmangie e refuzimit, zhgėnjimit dhe konflikteve tė paszgjidhura

Nė duel tė pazėshėm me Bashkim Hoxhėn

Tom Clancy: Ja sekretet e luftėrave amerikane

Perėndimi, vetėm njė ėndėrr

Ju jeni vizitori nr: i kesaj faqjeje qe nga data 12/3/2001

 

Hekurudha e Semmeringut
Austri (1848-1854)

Hekurudha e parė malore, e ndėrtuar nga figura e shquar shqiptare e teknikės hekurudhore e shek XIX, arkitekti dhe inxhinieri Karl Gega

Nė vitin 1848 ai bėn njė udhėtim tė gjatė studimi nė Gjermani, Belgjikė, Francė e Angli dhe, me t’u kthyer, hyn pėrsėri nė shėrbimin e hekurudhave shtetėrore dhe u mor me trasimin e linjės hekurudhore tė Semmeringut, tunel i gjatė 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundėsinė e trasimit tė njė hekurudhe me aderencė tė thjeshtė. Kėsaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas njė udhėtimi tė ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli. Mė 1849 u bė drejtor i Seksionit tė Ndėrtimit tė Hekurudhave dhe mė 1850, drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ndėrtimin e hekurudhave shtetėrore nė Vjenė.
Pėrafėrsisht 42 km linjė hekurudhore kalon pėrmes Alpeve tė Italisė sė Veriut, duke arritur pikėn kulminante nė 898 m sipėr nivelit tė detit. Puna i kushtoi Karl Gegės ndėrtimin e 16 ujėsjellėsve pėrgjatė linjės hekurudhore, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 4520 metra. Pėrveē kėtyre, u ndėrtuan disa qindra ura tė vogla dhe njė mori muresh mbrojtėse pėr sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Pėr tė gjitha kėto u hodhėn nė erė 1.500.000 m3 shkėmbinj, u zhvendosen 3.500.000 m3 dhe, u stivuan 65.000.000 tulla dhe u ngritėn 80.000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, pėr shpimin e formacioneve shkėmbore, s’kishte mjete tė tjera veē turjelave me dorė. Edhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsve dilnin shumė vėshtirėsi. Meqė nė atė kohė nuk njiheshin vinēat e mėdhenj, ndėrtimi i atyre shtyllave madhėshtore qė arrinin deri 45 metra lartėsi dhe njė gjerėsi deri 20 metra, bėhej nepėrmjet skelave tė luhatshme.

Vetėvrasja pėr dėshtimin e hekurudhės!
Karl Gega lindi nė Venedik mė 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq nė Vjenė, mė 14 mars 1860, duke vrarė veten prej dėshpėrimit. Pak kohe pėrpara se tė pėrfundonte ndėrtimin e hekurudhės sė Semmeringut, qeveria austriake e dėrgoi atė nė Sibenburg qė tė ndėrtonte njė rrjet hekurudhor tė ri. Nė tė vėrtetė, kjo ishte njė manovėr e bėrė me paramendim pėr ta larguar sė andejmi, pikėrisht nė njė kohė kur po pėrfundonte vepra e tij kryesore. Mjaftonte njė lajthitje banale e teknikėve, qė dy anėt e tunelit tė mos takoheshin nė pikėn e dėshiruar, por t’i shmangeshin njėra- tjetrės, nė drejtime tė kundėrta. Gjithēka mund tė ndodhte nė mungesė tė tij. Ndodhej nė Vjenė kur dikush i tha se dy anėt e kundėrta tė tunelit tė Semmeringut paskeshin devijuar gjatė shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegėn. Me dėshtimin e kėsaj vepre, nė tė cilėn ai kishte derdhur tė gjithė pėrvojėn e njohuritė, pėr tė nuk kishte mė kuptim jeta. Ndoshta vdekja iu duk mė e lehtė se sa poshtėrimi, pėrqeshja dhe pėrbuzja e kundėrshtarėve!. Pėrfundoi nė vetėvrasje, nė njė banesė tė Vjenės, nė rrugėn “Kulla e kuqe”, nr. 6. Ndėrkohė, tuneli i Semmeringut kishte pėrfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti ta gėzonte pėrurimin e veprės sė tij madhėshtore.

Kush ėshtė mjeshtri i hekurudhave
Vitet e fundit tė Karl Gegės qenė tė mbushura plot me brenga e hidhėrime. Tė parėt e tij kishin mėrguar nė Venedik sė bashku me shumė bashkatdhetarė tė ikur nga Shqipėria Veriore, pas pushtimit osman. Pasi kreu njė kolegj pėr filozofi e matematikė me pėrfundime shumė tė mira, nė moshėn 15- vjeēare u regjistrua nė Universitetin e Padovės dhe pas njė viti diplomohet nė degėn e inxhinierisė. Mė 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetėt, merr titullin Doktor nė matematikė. Ai punoi nė hapjen e rrugės sė madhe malore nė provincėn e Belunos. Gjatė periudhės 1824-30 nė provincėn e Trevisos, nė njė pjesė rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier nė Rovigo dhe pastaj deri nė vitin 1836, u caktua nė departamentin e ujėrave pranė drejtorisė sė bujqėsise nė Venedik dhe nė 1848 si inspektor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ndėrtimeve, drejton ndėrtimin e hekurudhave tė Jugut deri nė Laihah. Mjerisht, tė dhėnat e jetės dhe tė veprimtarisė sė Karl Gegės na kanė arritur mjaft tė gjymtuara, aq sa nuk e kėnaqin kurreshtjen e ligjshme pėr ta njohur terėsisht.
Shtatė vjet pas vetėvrasjes sė tij, nė 1867 eshtrat e tij u vendosėn pėrfundimisht nė njė varr pėrmendore. Edhe nė stacionin e Semmeringut, pas dy vjetėsh, iu ngrit njė pėrmendore nė kujtim tė kėtij nismėtari tė hekurudhave malore. Vite mė vonė, u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyrėn e Karl Gegės. Ndėrkohė, filluan shtrėmbėrime tendencioze lidhur me kombėsinė, “gjoja” italiane apo gjermane tė kėtij personaliteti. Por nė vetė qarqet e kulturės austriake nuk munguan autorė objektivė, qė e kanė vėnė nė dukje origjinėn e tij shqiptare, siē ėshtė p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, nė librin me titull “Neuland Albanien”, botuar nė Stuttgart 1931, thotė nė faqen 113: Karl Gega, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė Semmeringut, ka qenė me prejardhje shqiptare, siē dėshmon vetė mbiemri i tij “Gega”, qė do thotė nga Shqipėria Veriore.

Tė dhėna teknike
(Gjatėsia e linjės nė Alpe, 41 km, midis viteve 1848 dhe 1854), vepėr me vlera historike e marrė nė mbrojtje nga UNESCO. Hekurudha lidh Vienėn me Triesten (Austri-Itali) dhe gjatėsia e pėrgjithshme e saj ėshtė pikėrisht 75 km e 116,7 metra.

Kuriozitete
Zgjidhja e problemit tė hekurudhės sė Semmeringut nga Karl Gega u kundėrshtua nga shumė specialistė, mbasi asohohe diskutohej shumė rreth vėshtirėsive qė lokomotiva tė ngjitej nė atė lartėsi me aderence tė thjeshte, por eksperienca provoi se ishte njė gjė e mundshme, siē e kishte parashikuar ai, qė lokomotiva me tren tė pėrshkonte njė pjerrėsi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas pėr hekurudhėn malore tė Semmeringut u shpall njė konkurs midis konstruktorėve tė lokomotivave pėr tė ndėrtuar njė lokomotivė mė tė fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtėzohej edhe prej forcės tėrheqėse tė lokomotivės. Nė vitin 1854 pėrfundoi kjo linje qė ėshtė shembulli i parė i hekurudhave malore. Vėshtirėsitė e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qė ėshtė si tė thuash pika kulminante e kėsaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, nė lartėsinė 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, pėr arsye tė gjatėsisė sė tij, nuk u shpua vetėm horizontalisht e nga tė dy anėt, por edhe vertikalisht nė gjashtė vende, pėr tė hapur galeri porsi puse, nga tė cilat nxirrej dheu e gurėt. Hekurudha e Semmeringut, nė dhjetor tė vitit 1998, ėshtė marrė nė mbrojtje tė UNESCO-s nė bazė tė Konventės pėr “Mbrojtjen e Vlerave Botėrore Historike dhe Vlerave tė Trashėguara”, me arsyen se “kjo hekurudhė ėshtė ndėrtuar nė njė terren tė vėshtirė dhe nė mėnyrė konstruksioni nė vlerat mbinjerėzore”
Pėrgatiti: Edi Prifti


Chat

Chat nė revistėn
SPEKTER

Personazh
Dasma
Turizem
Libri
Monumente
Internet
Personazh
Shtėpia
Estetika
Vipat
Shėndeti
Hosted by www.Geocities.ws

1